Cavusoglu: Mbështetja e Rusisë për Assadin, krejtësisht e gabuar

Evropë

Cavusoglu: Mbështetja e Rusisë për Assadin, krejtësisht e gabuar

Më: 6 prill 2017 Në ora: 19:20
Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu

Mbështetja e Rusisë për regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad është “krejtësisht e gabuar”, ka thënë ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, pas sulmit të dyshuar kimik në Siri.

“Është krejtësisht e gabuar që Rusia të mbështetë këtë regjim”, tha Cavusoglu për televizionin NTV.

Duke iu referuar sulmit të dyshuar kimik në provincën Idlib të Sirisë, ku u vranë mbi 70 persona, ai shtoi se “askush nuk mund të mbështesë një krim kundër njerëzimit”.

Turqia dhe Rusia mbështesin anë të kundërta në konfliktin sirian. Moska mbështetë presidentin Assad, ndërkaq Ankaraja thotë se largimi i tij nga pushteti, është çelësi për arritjen e paqes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat