Kandidatin për president të Francës e sulmojnë me miell në tubim

Evropë

Kandidatin për president të Francës e sulmojnë me miell në tubim

Më: 6 prill 2017 Në ora: 22:44
Kandidati i republikanëve për postin e Presidentit të Francës, François Fillon

Kandidati i republikanëve për postin e Presidentit të Francës, François Fillon, është sulmuar sot nga nga një protestues, i cili ka hedhur miell në fytyrën e tij gjatë një tubimi në Strasburg.

Sulmuesi ishte maskuar si mbështetës i tij, për t'iu afruar ish-kryeministrit francez. Pas sulmit ndaj Fillonit, ai është larguar menjëherë nga sigurimi.

Fillon është pastruar para se të ngjitej në skenë për t'iu adresuar mbështetësve të tij. 

Republikani, i cili raportohet të jetë kundër pavarësisë së Kosovës, ndodhet në qendër të një skandali, pas akuzave se ka paguar gruan e tij për një punë që nuk e ka bërë kurrë.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat