Policia në Belgjikë konfiskon 1.25 ton kokainë

Evropë

Policia në Belgjikë konfiskon 1.25 ton kokainë

Më: 7 prill 2017 Në ora: 00:02
Droga e sekuestruar nga Policia

Policia konfiskoi sot në brigjet e Belgjikës 1,25 ton kokainë me vlerë tregu rreth 60 milionë euro, njoftoi sot Prokuroria e Bruzhit.

“Droga ishte ndarë në 25 pako që përmbanin secila 50 kilogramë kokainë, të hedhura në ujërat territoriale belge”, saktësoi Prokuroria, cituar nga agjencia e lajmeve “Belga”.

“Autoritetet nuk kanë identifikuar anijen që ka lëshuar në det të hapur sasinë e pakove që mendohet se do të mblidheshin me anije të vogla”, sipas së njëjtit burim.

Asnjë person i dyshuar nuk është arrestuar në këtë fazë të hetimit ndërsa sasia e drogës është shkatërruar, sipas Prokurorisë.

Ishte ekuipazhi i një anije daneze që pikasi të dielën pasdite pako të dyshimta që pluskonin në det duke njoftuar menjëherë autoritetet. Prokuroria konstatoi se vlera e rishitjes së kësaj sasie droge në Belgjikë varion rreth shifrës 60 millionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat