Pas sulmeve amerikane në Siri, vjen reagimi i parë nga Putin

Evropë

Pas sulmeve amerikane në Siri, vjen reagimi i parë nga Putin

Më: 7 prill 2017 Në ora: 08:48
Vladimir Putin

Lidhur me sulmin e SHBA-së, ka reaguar Rusia.

Kremlini thotë se presidenti rus, Vladimir Putin i konsideron sulmet ajrore të SHBA-së në Siri si akt agresioni ndaj një shteti sovran dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar, raportojnë agjencitë e lajmeve në Rusi.

Putin gjithashtu beson se veprimet ushtarake të SHBA-së, do të lëndojnë raportet SHBA-Rusi dhe do të minojnë përpjekjet në lufitimin e terrorizmit, citohet të ketë thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

"Presidenti Putin konsideron se sulmet amerikane në Siri janë agresion ndaj një shteti sovran dhe shkelje e normave dhe ligjit ndërkombëtar”, ka thënë Peskov.

Putin gjithashtu beson se sulmet ajrore janë “përpjekje për të tërhequr vëmendjen e komunitetit ndërkombëtarë nga një numër i viktimave në mesin e popullësisë pasqësore në Irak”, ka thënë Peskov.

Rreth 60 raketa amerikane të tipit tomahawk, kanë sulmuar anijet luftarake në Detin Mesdhe, duke pasur në shënjestër bazën ajrore Shatrat në perëndim të Sirisë. SHBA thotë se në këto sulme janë goditur stacione të aeroporteve, avionë, radarë dhe stacione të karburantit.

Pentagoni tha se sipas vlerësimit të parë, zonat e synuara janë shkatërruar. Por analistët thonë se sulmet hakmarrëse të SHBA-së, me gjasë mund të kenë vrarë shumë civilë, madje edhe zyrtarë ushtarakë rusë, të cilët jetojnë në zonat përreth aeroportit.

Pentagoni ka thënë se e ka njoftuar paraprakisht Rusinë për sulmin, me qëllim që të sulmet të mos godasin pjesë të bazës ajrore, ku janë të vendosur forcat ruse.

“Forcat ruse janë njoftuar paraprakisht për sulmin”, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, kapiteni Jeff Davis.

“SHBA ka ndërmarrë masa që të minimizojë rrezikun për personelin rusë apo sirianë, që kanë qenë në bazë ajrore”, ka thënë ai.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson tha se Moska duhet të fajësohet për sulmin kimik sepse ka dështuar që t’i përmbahet marrëveshjes së vitit 2013, që kishte për qëllim shkatërrimimin e armëve kimike të Sirisë.

“Ose Rusia është pjesëmarrëse apo Rusia ka qenë thjeshtë e paaftë që ta respektojë deri në fund marrëveshjen”, tha Tillerson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat