Rusët paralajmërojnë forcimin e mbrojtjes kundërajrore siriane

Evropë

Rusët paralajmërojnë forcimin e mbrojtjes kundërajrore siriane

Më: 7 prill 2017 Në ora: 13:42
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov

Vetëm pak kohë pas sulmit amerikan në Siri, zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë kanë paralajmëruar se do të forcohet sistemi kundërajror sirian, në mënyrë që të mbrohen objektet më të rëndësishme të infrastrukturës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov, tha të premten se në një të ardhme të afërt do të ndërmerren hapa për të mbrojtur objektet më të dobëta të infrastrukturës siriane, si dhe forcimi dhe ngritja e efikasitetit të mbrojtjes kundërajrore të Sirisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat