Rrëzohet një aeroplan ushtarak i Serbisë

Evropë

Rrëzohet një aeroplan ushtarak i Serbisë

Më: 7 prill 2017 Në ora: 15:56
Ilustrim

Një aeroplan i Ushtrisë së Serbisë është rrëzuar të premten në rajonin e fshatit Sllatinë te Shabaci, ndërsa me këtë rast jetën e ka humbur një pilot, transmetojnë mediat serbe.

Aeroplani është rrëzuar rreth orës 10.30, por nuk ka pasur të lënduar në tokë.

Dëshmitarët thanë se aeroplani ka fluturuar ulët mbi fshatin Varna.

Sipas mediave serbe, bëhet fjalë për një aeroplan për stërvitjen e pilotëve.

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë ka konfirmuar aksidentin, ndërsa detaje tjera do të dihen pas kumtesës që do të lëshojë kjo ministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat