Kryeministri i Suedisë: Sulmi me kamion është një “sulm terrorist”

Evropë

Kryeministri i Suedisë: Sulmi me kamion është një “sulm terrorist”

Më: 7 prill 2017 Në ora: 16:22
Pamje nga sulmi në Suedi

Kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven, duke reaguar menjëherë pas sulmit me kamion në Stokholm, ka thënë se të gjitha indikacionet tregojnë se bëhet fjalë për një sulm terrorist.

Gjithashtu, sipas medieve të huaja, edhe Agjencia e Inteligjencës e Suedisë e ka përshkruar sulmin me kamion si një sulm dhe jo si një aksident.

Ndryshe, së paku tre persona kanë gjetur vdekjen, kur një shofer me kamion ia kishte “mësyrë” një turme njerëzish në qendër të kryeqytetit të Suedisë, Stokholm.

Po sipas medieve të huaja, sulmi kishte ndodhur në një nga rrugët në qendër të Stokholmit, në të cilin janë dëgjuar edhe të shtëna.

Deri më tani, përveçse tre të vdekurve dhe disa të lënduarve, sipas dëshmitarëve, sulmuesi është larguar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat