Ambasadori britanik në Kombet e Bashkuara: Assad ishte i njoftuar

Evropë

Ambasadori britanik në Kombet e Bashkuara: Assad ishte i njoftuar

Më: 7 prill 2017 Në ora: 18:52
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kombet e Bashkuara, Mathew Rycroft

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kombet e Bashkuara, Mathew Rycroft ka mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ka thënë se presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad ka qenë i njoftuar se do të përballej me situatën që ngjau mëngjesin e kësaj të premte.

“Assad ka qenë i njoftuar për sulmet e Ushtrisë Amerikane”, ka thënë Rycroft.

Ai ka thënë se operacioni i SHBA ndaj Sirisë ka qenë përgjigje proporcionale me aktet papërshkrueshme që kanë ndodhur viteve të fundit në Siri.

“Pa shtatë vetot e Rusisë në Këshillin e Sigurimit që ka sfiduar anëtarët e tjerë të këtij këshilli, Assad nuk do të përballjes me sanksione dhe drejtësinë”, ka thënë ambasadori britanik në mbledhjen urgjente të thirrur pikërisht për aksionin e SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat