Barcelona ndalon vozitjen e veturave më të vjetra se 20 vjet

Evropë

Barcelona ndalon vozitjen e veturave më të vjetra se 20 vjet

Më: 7 prill 2017 Në ora: 19:40
Barcelona

Autoritetet në Barcelona dhe në 39 komuna përreth, kanë vendosur për ndalimin e qarkullimit të automobilave më të vjetër se 20 vjet, për të ulur ndotjen e ajrit në ambient.

Vendimi është marrë si pjesë e masave ,e të cilat planifikohet ulja e emetimit të gazrave të dëmshme për 30% në 15 vjetët e ardhshëm.

Derisa të mos hyjë në fuqi edhe zyrtarisht vendimi, autoritetet kanë lënë të hapur mundësinë që gjatë muajve të dimrit, përkohësisht të ndalohet qarkullimi i veturave më të vjetra se 20 vjet.

Besohet se si rezultat i ajrit të ndotur në Barcelonë para kohës vdesin madje  3.500 njerëz në vit.

Rregulli i ri do të hyjë në fuqi më 1 janar 2019, ndërsa vlerësohet se në ndalimin e veturave do të përfshihen rreth 7% të automobilave (106.000 automjete) në këtë qytet dhe vendet përreth.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat