Merkel e quan Rusinë partner të rëndësishëm

Evropë

Merkel e quan Rusinë partner të rëndësishëm

Më: 2 maj 2017 Në ora: 17:15
Kancelarja gjermane, Angela Merkel me presidentin rus Vladimir Putin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, të martën në takim me presidentin rus Vladimir Putin, është shprehur për marrëdhënie të mira me Rusinë.

“Rusia është partner i rëndësishëm për ne”, tha Merkel në takim me Putin, në qytetin rus Soçi, transmeton agjencia gjermane e lajmeve DPA. 

Putin ka pritur Merkel në Soçi, duke thënë se dëshiron që fokusi i bisedimeve të tyre të jenë konflikti në Ukrainë dhe Siri. 

Putin, po ashtu, ka falënderuar Merkel për rastin e ofruar që të bisedojnë për përgatitjet për samitin G-20, i cili organizohet në korrik në qytetin gjerman Hamburg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat