Papunësia në Gjermani në shifra rekorde

Evropë

Papunësia në Gjermani në shifra rekorde

Më: 3 maj 2017 Në ora: 20:52
Ilustrim

Përqindja e papunësisë në Gjermani u regjistrua në të njëjtin nivel edhe në muajin prill me 5,8 për qind, niveli më i ulët që prej ribashkimit të vendit një çerek shekulli më parë, sipas të dhënave të publikuara sot.

Konform pritshmërive të analistëve të pyetur nga shërbimet financiare Factset, përqindja e papunësisë së ekonomisë së parë evropiane është stabilizuar në nivelin që arriti në muajin mars.

Numri i të papunëve është ulur me 11 000 persona në raport me muajin mars, sipas të dhënave të korrigjuara nga ndryshimet sezonale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat