Në Austri 1,5 milion njerëz rrezikohen nga varfëria

Evropë

Në Austri 1,5 milion njerëz rrezikohen nga varfëria

Më: 3 maj 2017 Në ora: 22:59
Ilustrim

Në Austri janë 1,5 milion njerëz të rrezikuar nga varfëria, që është në nivel më të ulët nga rreziku që mbretëron në BE, tregojnë statistika e SILC.

Rreziku nga varfëria në Austri viteve të kaluara ka shënuar rënie, por edhe më tej 18 për qind e qytetarëve janë të goditur nga varfëria dhe problemet sociale.

Drejtori i Entit të statistikave të Austrisë, Konrad Pezendorfer tha se gratë janë më shumë të goditura nga varfëria se sa meshkujt dhe të rinjtë.  “Sa më i madh numri i fëmijëve, aq më i madh është rreziku nga varfëria, sidomos nëse gratë janë të papuna”, tha ai.  Ndryshe, mesatarja e shkallës së varfërisë në BE është 23,7 për qind, ku Austria renditet në vendin e gjashtë. Bullgaria është vendi që rrezikohet më së shumti nga varfëria ndër vendet anëtare të BE-së me 41 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat