Agjencia gjermane e inteligjencës pret më shumë sulme kibernetike para zgjedhjeve

Evropë

Agjencia gjermane e inteligjencës pret më shumë sulme kibernetike para zgjedhjeve

Më: 4 maj 2017 Në ora: 16:59
Shefi i agjencisë së inteligjencës, BfV, Hans-Georg Maassen

Agjencia e inteligjencës në Gjermani ka thënë se pret më shumë sulme kibernetike ndaj politikanëve gjermanë dhe zyrtarëve, para zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen në shtator.

“Ne presim sulme të reja dhe po vëzhgojmë me kujdes kërcënimet”, ka thënë shefi i agjencisë së inteligjencës, BfV Hans-Georg Maassen, gjatë një konference në Postdam.

Maassen ka thënë se agjencia ka hasur në sulme që kanë pasur për qëllim vjedhjen e të dhënave nga e-mailet e partisë Kristian Demokrate të kancelares Angela Merkel.

Ai ka thënë se zyrtarët gjermanë janë në vigjilencë të lartë pas raprotimeve të zyrtarëve të inteligjencës amerikane se materiale të ndjeshme janë marrë nga Komiteti Kombëtar i Partisë Demokrate në SHBA, për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Maassen shtoi se “një numër i madh i të dhënave” janë marrë gjatë sulmeve kibernetike të majit të vitit 2015, në dhomën e ulët të parlamentit gjerman. Gjermania për këto sulme ka fajësuar një grup të hakerëve rus të njohur si APT28 dhe një grup tjetër të quajtur Fancy Bear.

Ai ka sugjeruar se presidenti rus, Vladimir Putin dhe aleatët e tij mund të vendosin nëse do të përdorin të dhënat e mbledhura nga sulmet e tilla kibernetike dhe t’i përdorin ato për të ndikuar në zgjedhjet gjermane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat