Procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Janukoviç shtyhet më 18 maj

Evropë

Procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Janukoviç shtyhet më 18 maj

Më: 4 maj 2017 Në ora: 20:29
Viktor Janukoviç

Drejtësia ukrainase shtyu sot deri më 18 maj procesin për tradhti të lartë të ish-presidentit, Viktor Janukoviç, i cili është strehuar në Rusi që prej rrëzimit të tij. Shtyrja u bë me qëllim për t’i mundësuar të dëshmojë nëpërmjet videokonferencës.

“Akuzuar për tradhti të lartë dhe për shkelje të integritetit territorial të Ukrainës, duke rrezikuar kështu burgim të përjetshëm, presidenti i dështuar kërkon të dëshmojë me qëllim që përfundime objektive të mund të vendosen nga drejtësia”, deklaroi avokati i tij, Vitali Serdabs, gjatë seancës së parë gjyqësore.

Gjykata e Kievit ku zhvillohet procesi pranoi këtë kërkesë dhe vendosi shtyrjen më 18 maj të seancës së ardhshme gjyqësore.

Viktor Janukoviç u arratis në shkurt 2014 në Rostov-sur-le-Don, në jug të Rusisë, pas disa javëve protestash kudnër pushtetit të tij në Kiev, të cilat u tentua të shuhen me dhunë dhe vrasje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat