Macron vs. Le Pen – dita e fundit e fushatës

Evropë

Macron vs. Le Pen – dita e fundit e fushatës

Më: 5 maj 2017 Në ora: 09:31
Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen

Dy kandidatët që po luftojnë për të parin/paren e Francës janë duke bërë goditjet finale në ditën e fundit të kampanjës para se të dielën të matet disponimi i francezëve me votë.

Centristi Emmanuel Macron – që në sondazhe udhëheq bindshëm – sot është në qytetin e Rodez.

Ndërsa rivalja e tij nga Fronti Nacional, Marine Le Pen, është gjuajtur me vezë derisa ishte duke zhvilluar fushatën e saj në Brittany të enjten.

Ndërsa Macron që është akuzuar se ka një xhirollogari false në një bankë në Karaibe, ka kundërshtuar madje edhe duke ngritur një padi.

Makron ka mohuar akuzat që janë përmendur nga Le Pen në debatin e fundit mes tyre në televizion.

Në një matje të opinionit nga Instituti Francez Odoxa, zgjedhjet e së dielës do të kenë pjesëmarrjen më të vogël qysh nga viti 1969.

Kjo për arsye se të majtit pritet të mos dalin në votime fare.

Ndërsa, në dy sondazhe të tjera të bërë nga Elabe për MFMTV dhe L’Express, Macron po prinë me 62 për qind ndërsa Le Pen ka 38.

Macron është përkrahur edhe nga ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.

Ai ka thënë se Macron përfaqëson “vlera liberale” dhe se “përfaqëson shpresën e njerëzve dhe jo frikën e tyre”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat