Fillojnë hetimet kundër një ministri të Macronit

Evropë

Fillojnë hetimet kundër një ministri të Macronit

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 12:36
Richard Ferrand

Drejtësia franceze njoftoi sot hapjen e një hetimi paraprak kundër Richard Ferrand, një ministër i afërt i presidentit francez, Emmanuel Macron.

Ky hetim i hapur në Brest, në perëndim të Francës, ndodhi në po të njëjtën ditë me prezantimin për shtypin të një ligji mbi përmirësimin e etikës politike premtuar nga presidenti i ri në emër të idealizmit.

Javën e kaluar, media zbuloi se Ferrand kishte përfituar nga dhënia e një tregu me qira një kompanie sigurimesh, kur kishte qenë drejtor i përgjithshëm në këtë kompani (1998-2012).

Pas këtyre zbulimeve, prokurori i Brest kishte theksuar se faktet nuk përbënin një shkelje dhe nuk mundësoi hapjen e një hetimi.

Pas analizimit të elementeve shtesë, ai njoftoi se do t’i kërkonte policisë një hetim paraprak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat