The Economist kundër konservatorëve dhe laburistëve në zgjedhjet e 8 qershorit

Evropë

The Economist kundër konservatorëve dhe laburistëve në zgjedhjet e 8 qershorit

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 23:16
ilustrim

E përjavshmja britanike The Economist, vendosi të mbështesë Partinë e Liberal-demokratëve në zgjedhjet legjislative të 8 qershorit, duke shfaqur pakënaqësi ndaj pushtetit dhe opozitës laburiste.

Gazeta vlerëson se konservatorët dhe laburistët i kanë kthyer shpinën liberalizmit dhe thekson se zgjedhja e saj nuk ishte spontane, meqenëse liberal-demokratët nuk kanë veçse 9 deputetë dhe asnjë mundësi fitoreje në këto zgjedhje.

The Economist kishte mbështetur konservatorin David Cameron gjatë zgjedhjeve të përgjithshme në 2015, por kundërshton Theresa May qëndrim e saj pro një Brexit ‘të vështirë” ose një dalje nga Bashkimi Evropian duke përfshirë një dalje nga tregu i përbashkët për të rivënë kontrollin e imigracionit.

“May po përgatit daljen nga tregu i përbashkët më keq akoma, ajo parashikon të ulë në dy të tretat statistikat migratore. Ajo po nxit anti-liberalizmin”, citon gazeta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat