Zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Stefan Zajbert, deklaroi të premten se vendi i tij nuk shqyrton vendosjen e sanksioneve kundër SHBA-ve, pasi presidenti amerikan njoftoi se do të tërhiqet nga marrëveshja për ndryshime klimatike.
I pyetur të komentojë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike, ai tha se kjo nuk është pjesë e politikës gjermane, transmeton Reuters.
“Mendoj se mund të themi se kjo nuk është pjesë e politikës së qeverisë gjermane”, tha Zajbert. Presidenti Donald Trump mbrëmë tha se vendi i tij tërhiqet nga marrëveshja e Parisit për ndryshime klimatike, si pjesë e përmbushjes së zotimeve të dhëna në fushatën parazgjedhore.