Eshtrat e gabuara në arkivolin e ish presidentit të Polonisë

Evropë

Eshtrat e gabuara në arkivolin e ish presidentit të Polonisë

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 16:21
Arkivoli i ish presidentit të Polonisë

Hetuesit në Poloni kanë thënë që eshtrat e dy personave të tjerë janë në arkivolin e ish presidentit Lech Kaczynski, i cili ishte në mesin e top zyrtarëve të vdekur pas përplasjes së aeroplanit në vitin 2010.

Deri më tani janë bërë 27 zhvarrime, që kur Polonia filloi një hetim të ri për përplasjen vitin e kaluar.

Fatkeqësia kishte ndodhur në afërsi të Smilensk në veri të Rusisë, përderisa aeroplani ishte duke u ulur në mjegull të dendur.

Përveç presidentit edhe eshtrat e 11 viktimave të tjera ishin përzier nëpër arkivolet e tyre.

Hetimet nga Polonia dhe Rusia kishin ardhur në përfundim që përplasja e aeroplanit ishte shkaktuar nga një gabim pilot.

Ndërsa anëtarë të Partisë për Ligj dhe Drejtësi, e cila udhëhiqet nga vëllai binjak i Kaczynski, Jaroslaw, dyshojnë që përplasja ishte shkaktuar nga një shpërthim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat