PPK merr përsipër përgjegjësinë për rrëzimin e helikopterit turk

Evropë

PPK merr përsipër përgjegjësinë për rrëzimin e helikopterit turk

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 22:18
Helikopteri

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), sot ka marrë përgjegjësinë përs rrëzimin e një helikopteri ushtarak turk me 13 persona në bord, raportoi agjencia e lajmeve prokurde “Firat”.

“Helikopteri u bë objekt i shënjestrës së një prej njësive tona që ndodhej në zonë. Helikopteri i cili u godit është rrëzuar në përpjekje që të largohej”, njoftoi dega e armatosur e PPK-së.

Shtabi i Përgjithshëm turk konfirmoi të mërkurën se helikopteri ishte rrëzuar pasi ishte përplasur aksidentalisht me një linjë të tensionit të lartë në provincën Sirnak, në juglindje me shumicë kurde.

Juglindja e Turqisë është nën ndikimin e konfrontimeve të përgjakshme mes forcave turke të sigurisë dhe PPK, një organizatë e klasifikuar “terroriste” nga ana e Ankarasë dhe aleatëve të saj perëndimorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat