Nëndetësja kineze zhytet në pikën më të thellë të botës

Evropë

Nëndetësja kineze zhytet në pikën më të thellë të botës

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 07:08
Nëndetësja kineze

Nëndetësja kineze “Jiaolong” përfundoi një zhytje në pikën më të thellë të botës, që ndryshe konsiderohet dhe “thellësia sfiduese”, kanalin Mariana.

Asaj iu deshën tri orë për zhytjen në thellësinë e planifikuar mbi 4800 metra.

Shkencëtarët në nëndetëse morën mostrat dhe vëzhguan zonën ndërkohë që një zhytje e dytë është planifikuar të enjten.

 Kjo zhytje ishte e para nga 10 zhytjet e planifikuara për fazën e tretë të ekspeditës së fundit oqeanike të Kinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat