Zeman kryeson zgjedhjet presidenciale në Çeki, por…

Evropë

Zeman kryeson zgjedhjet presidenciale në Çeki, por…

Më: 13 janar 2018 Në ora: 16:23
Milosh Zeman

Presidenti Milosh Zeman kryeson në zgjedhjet presidenciale në Çeki, ndërkohë që vijon procesi i numërimit të votave.

Me 30 për qind të votave të numëruara, Zeman ka marrë afro 42 për qind të votave, përkundër 24 për qind të rivalit të tij Jiri Drahos. “BBC” raporton se ka shenja që zgjedhjet do të shkojnë një raund të dytë.

73-vjeçari Zeman po kërkon një mandat të dytë 5-vjeçar duke nxitur polemika me pikëpamjet e tij të qarta dhe qëndrimet pro ruse.

Shumica e rezultateve kanë ardhur nga zonat rurale ku mbështetja e Zemanit është e lartë. Për të shmangur balotazhin ai duhet të fitojë më shumë se 50 për qind të votave, por analistët thonë se nuk ka gjasa nëse nuk ka ndryshime dramatike në rezultatet urbane.

Nëse konfirmohet një raund i dytë, pritet të mbahet më 26-27 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat