Mijëra persona protestojnë kundër qeverisjes së re në Austri

Evropë

Mijëra persona protestojnë kundër qeverisjes së re në Austri

Më: 13 janar 2018 Në ora: 19:01
Kancelari i ri i Austrisë, Sebastian Kurz

Disa protestues kanë dalur sot në rrugët e Vjenës duke bërë thirrje që të bojkotohet qeveria e re e së djathtës në Austri nga pjesa tjetër e Evropës, transmeton Reuters.

Sipas policisë rreth 20,000 persona janë mbledhur për të protestuar kundër koalicionit të ri qeveritar, i cili përfshin partinë e ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë (FPO).

Në mesin e protestusve kishte studentë, grupe të së majtës dhe pensionistë, të cilët kanë mbajtur pllakate në të cilat shkruhej “Mos lejoni qeverisjen e nazistëve”.

Policia austriake ka thënë se 1000 zyrtarë kanë qenë në detyrë gjatë organizimit, derisa ngjarjen e kanë përshkruar paqësore.

Ata kanë kërkuar bojkotimin e ministrave të FPO-së nga qeveritë tjera evropiane.

Muajin e kaluar, FPO është bërë pjesë e qeverisë, në kuadër të qeverisjes së kancelarit, Sebastian Kurz.

Të dy palët kanë premtuar se do ta ndalin migrimin ilegal dhe islamin radikal.

“Është shumë e rëndësshme që shoqëria austriake të jetë e mobilizuar. FPO nuk është vetëm populliste, mirëpo edhe armike e demokracisë”, ka thënë presidenti i Lëvizjes kundër-racizmit, Benjamin Abtan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat