Panda e parë që ka lindur në Francë, sot për herë të parë është paraqitur në publik.
Juan Meng, emri i të cilës në gjuhën kineze nënkupton "përmbushje e ëndrrave", u lind pesë muaj më parë në Francë dhe aktualisht është atraksioni kryesor në kopshtin zoologjik Buval në Francën qendrore, transmeton BBC.