Presidenti sllovak nuk synon rikandidim në zgjedhjet e ardhshme

Evropë

Presidenti sllovak nuk synon rikandidim në zgjedhjet e ardhshme

Më: 15 maj 2018 Në ora: 15:34
Presidenti sllovak, Andrej Kiska, foto nga arkivi.

Presidenti sllovak, Andrej Kiska ka njoftuar të martën se ai nuk do të garojë për mandatin e dytë presidencial në zgjedhjet që do të mbahen më 2019.

Kiska i ka bërë presion ish-kryeministrit Robert Fico për të dhënë dorëheqje pas vrasjes së gazetarit hulumtues Jan Kuciak dhe të dashurës së tij në muajin shkurt.

Kuciak ishte duke hetuar dyshimet për korrupsion në nivele të larta qeveritare.

“Unë jam përfshirë në konflikte politike, të cilat i kam konsideruar të rëndësishme për formimin e shpirtit të shtetit tonë. Disa prej vendimeve të mia kanë lënë shije të keqe te një pjesë e shoqërisë”, ka thënë Kiska për gazetarët.

“Do të jetë më mirë nëse njerëzit zgjedhin një president që nuk do të mbajë barrën e konflikteve që kam bartur unë”, ka thënë ai.

Kiska, një ish-biznismen dhe filantropist pa ndonjë përvojë politike është cilësuar si zë pro-perëndimor në politikën sllovake dhe shpesh ka kundërshtuar partinë e Ficos, Smer.

Kiska ka fituar në garë me Ficon në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat