Siguria në kufij, BE trefishon buxhetin e saj

Evropë

Siguria në kufij, BE trefishon buxhetin e saj

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

BE do të vendos një trupë prej 10 mijë rojash në patrullimin e kufijve të saj tokësorë dhe detarë sipas planeve që do të bëjnë që blloku të trefishojë deri në 5 miliardë euro në vit shpenzimet e tij për vënien në shënjestër të emigracionit në bllok.

Ndërtimi i infrastrukturës së re në kufi, përfshirë skanera, sisteme automatike të njohjes së targave të automjeteve dhe laboratorë të lëvizshëm për analiza, do të jetë prioritet bashkë me patrullimet me qenë të trajnuar.

Duke publikuar planin e tij të shpenzimeve prej 34.9 miliardë dollarësh, për vitet 2021-2027, komisioni evropian insistoi sidoqoftë se nuk do të financonte vendosjen e rrethimeve në kufijtë e BE. Kryeministri djathtist i Hungarisë, Viktor Orban, vitin e kaluar, i kërkoi BE të financonte rrethimin në kufijtë e vendit të tij me Serbinë dhe Kroacinë.

Një deklaratë e komisionit theksonte se financimi i tij kishte si qëllim të siguronte kontrollin e kufijve dhe jo mbylljen e tyre. Komisioni nuk ka financuar asnjëherë rrethimet në kufi dhe nuk do ta bëjë këtë edhe me buxhetin e ri të BE”. Frans Timmermans, zv presidenti i komisionit tha” Bazuar në eksperiencën e shkuar dhe faktin që emigracioni do të mbetet një sfidë në të ardhmen, ne propozojmë një rritje të paprecedentë në financime. Fuqizimi i kufijve të përbashkët të BE, do të vazhdojë të jetë një prioritet i madh”.

Edhe pse financimi shtesë është gjerësisht i pranuar nga shtetet anëtare, ato mbeten të ndara në lidhje me emigracionin dhe politikat e azilit, edhe pas dy vitesh përplasje. Komisioni do të nxjerrë Poloninë, Hungarinë dhe republikën ceke para gjykatës evropiane të drejtësisë për faktin se ato nuk kanë respektuar sistemin e kuotave të detyrueshme që synonte të sistemonte rreth 120 mijë refugjatë sirianë.

Hungaria nuk ka pritur asnjë refugjat që kur kuotat janë miratuar ndërsa Polonia nuk e ka bërë këtë që nga 2016. Republika ceke në anën tjetër nuk ka pranuar asnjë refugjat që nga gushti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat