Politikat për të rinjtë duhen bërë bashkë me të rinjtë

Evropë

Politikat për të rinjtë duhen bërë bashkë me të rinjtë

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 08:55
Dmitrije Janicijevic dhe Adelheid Feilcke

Në kuadër të samitit që po mbahet në Londër, Adelheid Feilcke intervistoi Dmitrije Jani?ijevi?in nga bordi i Zyrës për bashkëpunimin e të rinjve, RYCO lidhur me idetë e të rinjve për të ardhmen në Ballkan.

Deutsche Welle: Të gjithë janë të një mendjeje se rinia është shpresa, e ardhmja dhe se duhet investuar më shumë tek rinia. Por, rinia e Ballkanit Perëndimor ka ende tendencën e largimit nga vendi. Pse?

Dmitrije Jani?ijevi?: Në Ballkanin Perëndimor vazhdojnë të mungojnë politika të caktuara. Mungojnë politikat e arsimit, politikat e punësimit dhe ato që ekzistojnë nuk janë të koordinuara. Por, ka edhe arsye të tjera socio-politike që lidhen me ngjarjet që ndodhin në Ballkanin Perëndimor, pengesat dhe vështirësitë. Të rinjtë e kanë më të lehtë të largohen nga vendi se sa të luftojnë për të fituar diçka. Sepse tek ne ka ende shumë pengesa për të rinjtë që të aktivizohen, të ndikojnë në marrjen e vendimeve politike që kanë të bëjnë me vetë të rinjtë. Siç e dini vendimet për të rinjtë merren nga vendimmarrësit nëpër parlamente, domethënë njerëz në moshë që thonë çfarë u mungon të rinjve, dhe çfarë u duhet të rinjve. Këto lloj politikash janë duke u bërë por ato nuk kanë sukses, sepse të rinjtë nuk përfshihen në bërjen e tyre. Nëse të rinjtë nuk përfshihen në bërjen e politikave për të rinjtë, atëherë politikat do të dështojnë.

Deutsche Welle: Çfarë duhet bërë konkretisht për të përmirësuar gjendjen?

Dmitrije Jani?ijevi?: Unë i bëra sot disa propozime ministrave të jashtëm dhe komisionerëve që ndodheshin në takim duke i kërkuar të mbështesin "Structured Dialogue” (Dialogun e strukturuar), në nivel rajonal por edhe në nivel ndërkombëtar. Të rinjve duhet t' u jepet mundësia për të folur dhe për të qenë pjesë e dialogut me përfaqësuesit e qeverisë dhe vendim-marrësit. Të rinjtë duhet të bëjnë politikat për veten e tyre, duhet të përfshihen në zbatimin e politikave, për të krijuar jetë më të mirë për veten e tyre.

Deutsche Welle: Ju keni një pozicion shumë të mirë për ta bërë këtë duke qenë përfaqësues zyrtar, sepse ju jeni anëtar i bordit drejtues të RYCO-s, Zyrës për bashkëpunimin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor. Ju jeni po ashtu partner shumë aktiv i këtij aktiviteti në Londër. Cili është kontributi konkret që RYCO është duke dhënë?

Dmitrije Jani?ijevi?: RYCO ka një mandatim shumë të qartë, që është të japë kontribut në procesin e ripajtimit në Ballkanin Perëndimor dhe në bashkëpunimin mes të rinjve të rajonit. Ne e kemi nisur punën vitin e kaluar. Pra nuk kemi shumë kohë që po merremi me punën tonë. Megjithatë kanë ndodhur shumë gjëra. Ne kemi lëshuar "first call for proposals”, jemi duke u munduar të tërheqim OJQ të reja, OJQ me të rinj, ose organizata të tjera që punojnë me të rinjtë, por edhe shkollat, për të krijuar partneritete dhe projekte të përbashkëta, për të siguruar vërtet këmbime idesh dhe bashkëpunime midis të rinjve të rajonit. Kjo ka filluar të ndodhë në Ballkanin perëndimor dhe ne jemi duke dhënë mbështetjen institucionale, duke mbështetur me fonde dhe ndihma të tjera për krijimin e kapaciteteve. Ne sapo kemi filluar punën dhe ajo që jemi duke bërë pritet të japë rezultatet dhe të analizohet prej të tjerëve. Por ne jemi të bindur se ajo që po bëjmë po shkon në drejtimin e duhur, sepse kemi pasur shumë reagime nga të rinjtë dhe nga strukturat e ndryshme, që na thotë se ajo që po bëjmë është në rregull.

Deutsche Welle: Cila është dëshira juaj. Çfarë duhet të ndodhë sipas jush, në mënyrë që bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimor të jetë më konkret dhe më efikas?

Dmitrije Jani?ijevi?: Ne presim nga qeveritë e Ballkanit të jenë më aktive dhe të dëgjojnë më shumë zërat e të rinjve, por edhe të investojnë më shumë para në çështjen e të rinjve, duke përfshirë edhe vetë RYCO-n. Ne na duhen më shumë fonde për të nxitur bashkëpunimin mes të rinjve në Ballkan. Nga Bruskeli por edhe nga vendet anëtare të BE-së, ne presim që mos të na shohin sikur jemi duke u marrë me veten tonë atje në Ballkan, por të krijojnë rrjete për këmbime mes të rinjve, këmbime idesh, praktikash, për të mësuar nga njeri tjetri, por edhe për të përshpejtuar antarësimin tonë në BE.

Dmitrije Jani?ijevi? është anëtar bordi i organizatës së të rinjve, RYCO, (Regionall Youth Cooperation Office) në Mal të Zi. Ai u intervistua për Deutsche Welle në Londër, në kuadër të samitit për Ballkanin Perëndimor që mbahet më 10 dhe 11 korrik, nga Adelheid Feilcke, drejtuese e sektorit për Evropën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat