Një qytetar britanik, i helmuar me agjentin nervor Noviçok, nuk është më në gjendje kritike për jetën, thanë autoritetet e spitalit në Sallsbëri të Anglisë.
Njoftimi për gjendjen e Charlie Rowleyt vjen dy ditë pasi e dashura e tij, Dawn Sturgess, ka vdekur nga helmimi me Noviçok.
Rowley dhe Sturgess janë sëmurë më 30 qershor në qytetin Ejmsbëri, ndërsa autoritetet më vonë kanë konstatuar se ata i janë ekspozuar Noviçokut, agjent vdekjeprurës nervor, i zhvilluar nga Bashkimi Sovjetik.
I njëjti është përdorur edhe për të helmuar ish-agjentin rus, Sergei Skripal, dhe vajzën e tij, Yulia, në muajin mars në Sallsbëri.
"Charlie Rowley ka bërë përparim, ai nuk është më në gjendje kritike", tha Lorna Wilkinson, drejtore e infermierisë në Spitalin e Qarkut në Sallsbëri.
Policia dyshon se Rowley and Sturgess aksidentalisht i janë ekspozuar Noviçokut, i cili ka mbetur nga incidenti i marsit.
Skripalët kanë mbijetuar, por vdekja e Sturgessit ka bërë që ministri britanik i Mbrojtjes, Gavin Williamson, ta akuzojë direkt Rusinë për kryerje të sulmit në tokën britanike.
Kremlini i ka hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar si absurde.