May: Këshilla e Trump, "hidhe në gjyq BE-në" - Bota Sot
May: Këshilla e Trump, "hidhe në gjyq BE-në"

Evropë

May: Këshilla e Trump, "hidhe në gjyq BE-në"

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 18:22
Theresa May

Presidenti Donald Trump e ka këshilluar kryeministren britanike Theresa May, që ta hedhë gjyq Bashkimin Europian, në vend që të negociojë me bllokun, si pjesë e strategjisë së Brexit-it.

"Ai më tha që ta hedh në gjyq BE-në dhe të mos shkoj në negociata” - tha zonja May në një intervistë për BBC-në

Zbulimi nga ana e zonjës May i këshillës që i ka dhënë Donald Trump, i jep fund disa ditë spekullimesh për këtë çështje.

Trump pati thënë javën e kaluar në një intervistë për gazetën “The Sun” se i kishte dhënë një këshillë zonjës May, por ajo nuk pati dhënë shpjegime. Presidenti tha në intervistë, para se të takohej me kryeministren britanike, se ajo nuk e kishte dëgjuar këshillën e tij, pasi i ishte dukur shumë brutale.

Muajt e fundit Britania është përballur me pyetje të vështira lidhur me Brexi-in dhe cila ka për të qenë marrëdhënia me partnerin më të madh tregtar, Bashkimin Europian, pas daljes nga blloku.

Në referendumin e 2016-ës britanikët votuan me një diferencë të vogël votash për daljen nga Bashkimi Europian.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera