Kisha Katolike ndryshon mësimet: Dënimi me vdekje, i papranueshëm

Evropë

Kisha Katolike ndryshon mësimet: Dënimi me vdekje, i papranueshëm

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 14:35
Papa Françesku

Papa Françesku i ndryshoi mësimet e kishës katolike në lidhje me dënimin me vdekje, duke thënë se ndëshkimi i tillë është gjithmonë "i papranueshëm" sepse e "sulmon" dinjitetin e natyrshëm të të gjithë njerëzve.

Vatikani tha se Papa e miratoi ndryshimin në Katekizmin e Kishës Katolike, që është mësimi zyrtar i këtij institucioni.

Më herët, katakizmi thoshte se Kisha nuk e përjashton mundësinë e dënimit me vdekje "nëse ajo është mënyra e vetme e mundshme për të mbrojtur efektivisht jetën e njerëzve përballë agresorit të padrejtë".

"Dënimi me vdekje është i papranueshëm pasi është sulm mbi paprekshmërinë dhe dinjitetin e personit", thuhet në tekstin e ri.

Në një letër shoqëruese që shpjegon ndryshimin, kreu i Zyrës së Doktrinës së Vatikanit tha se zhvillimi i doktrinës katolike mbi dënimin me vdekje nuk bie në kundërshtim me mësimet e mëparshme, porse është një evolucion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat