Tërmet në Sofje të Bullgarisë

Evropë

Tërmet në Sofje të Bullgarisë

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Një tërmet prej 4.1 shkallësh ka ndodhur para pak minutash në Sofje të Bullgarisë, raporton news.bg.

Sipas Qendrës Sizmike Evropiane të Mesdheut, tërmeti ka ndodhur në fshatin Breznica, dy kilometra larg Sofjes rreth orës 17:20.

Ndërsa sipas Zyrës Rajonale të Sigurisë, ende nuk është raportuar për lëndime të njerëzve apo dëme materiale.

Sipas raportimeve të qytetarëve, tërmeti është ndjerë edhe në qytete tjera të Bullgarisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat