Dy të vdekur në Spanjë nga i nxehti ekstrem

Evropë

Dy të vdekur në Spanjë nga i nxehti ekstrem

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 22:56
Spanjë

Dy persona kanë vdekur në Spanjë si pasojë e të nxehtit ekstrem që ka kapluar Europën kohët e fundit. Temperaturat kanë arritur deri në 45 gradë celsius, raporton phys.org.

Gadishulli Iberik ka përjetuar temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë. Në Portugali temperaturat më të larta u regjistruan në Alvega, qytet afër Lisbonës, ndërsa në Spanjë në qytetin e Sevillas.

Shërbimet  e emergjencës kanë thënë se po rrijnë në gjendje gatishmërie per të intervenuar në rast të përhapjes të ndonjë zjarri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat