23 vjet nga operacioni “Stuhia”

Evropë

23 vjet nga operacioni “Stuhia”

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 07:24
Ilustrim

?Sot bëhen 23 vjet nga operacioni "Stuhia" (Olluja) i Forcave të Armatosura Kroate për të kthyer kontrollin e pjesëve të Kroacisë, të marra nga serbët në fillim të vitit 1991.

Serbët kishin deklaruar pavarësinë e tyre nga Kroacia, duke shpallur Republikën Serbe të Krajinës, e cila megjithatë kishte mbetur e panjohur ndërkombëtarisht. 

Më 4 gusht të vitit 1995, sulmi ka nisur me 150 mijë  trupa kroate, të cilat shpejt kanë thyer linjat e ushtrisë serbe në Krajinë, për të avancuar drejt Kninit.

Në ditën e dytë të operacionit, forcat serbe janë shembur dhe pjesa më e madhe e ushtrisë së Jugosllavisë është tërhequr. 

Forcat kroate kanë rikthyer rajonin për katër ditë, duke i dhënë fund operacionit më 8 gusht. Operacioni është cilësuar si ofensiva më e madhe tokësore në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore. 

Në të janë vrarë qindra serbë, ndërsa mijëra të tjerë kanë braktisur shtëpitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat