Rrëzohet një aeroplan në pyjet e Zvicrës, humbin jetën disa persona

Evropë

Rrëzohet një aeroplan në pyjet e Zvicrës, humbin jetën disa persona

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 22:38
Pamje nga aeroplani i rrëzuar

Një aeroplan i vogël është rrëzuar në Zvicër dhe si pasojë kanë humbur jetën disa anëtarë, që ishin duke udhëtuar me të.

Aeroplani u rrëzua në një zonë të pa aksesueshme, mes pyjeve në malin Rengg, në kantonin e Nidvaldenit dhe shpërtheu në flakë.

Policia deklaroi se para se të mbërrinte në vendngjarje, duhej të fikte zjarrin me helikopterë dhe të pastronte një rrugë nga pyjet, për të bërë të mundur mbërritjen në vendngjarje.

Në orët në vijim pritet të bëhet identifikimi i saktë i personave që humbën jetën dhe të fillojë hetimi për shkaqet e aksidentit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat