Presidentja kroate shënon përvjetorin e operacionit “Olluja”, flet edhe për Bosnjën

Evropë

Presidentja kroate shënon përvjetorin e operacionit “Olluja”, flet edhe për Bosnjën

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 12:47
Kolinda Grabar Kitaroviç

Udhëheqës shtetëror kroat kanë deklaruar se operacioni “Oluja” ishte madhështor dhe fitorja më e madhe në historinë kroate.

Këto deklarata ata i bënë në Knin, me rastin e 23 vjetorit të kthimit të kontrollit të pjesëve të Kroacisë, të marra nga serbët në fillim të vitit 1991.

Presidentja Kolinda Grabar Kitaroviç gjatë fjalimit të saj ka theksuar se do të përkrahin Bosnjën dhe Hercegovinën në rrugën drejt BE-së.

Ndërsa kryeministri, Andrej Plenkovic një pjesë e mirë të fjalimit të tij i ka dedikuar marrëdhënieve me Serbinë.

Serbët kishin deklaruar pavarësinë e tyre nga Kroacia, duke shpallur Republikën Serbe të Krajinës, e cila megjithatë kishte mbetur e panjohur ndërkombëtarisht.

Më 4 gusht të vitit 1995, sulmi ka nisur me 150 mijë  trupa kroate, të cilat shpejt kanë thyer linjat e ushtrisë serbe në Krajinë, për të avancuar drejt Kninit.

Në ditën e dytë të operacionit, forcat serbe janë shembur dhe pjesa më e madhe e ushtrisë së Jugosllavisë është tërhequr.

Forcat kroate kanë rikthyer rajonin për katër ditë, duke i dhënë fund operacionit më 8 gusht. Operacioni është cilësuar si ofensiva më e madhe tokësore në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Në të janë vrarë qindra serbë, ndërsa mijëra të tjerë kanë braktisur shtëpitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat