Tmerr në Portugali, thyhet rekordi, ja sa shënoi termometri...

Evropë

Tmerr në Portugali, thyhet rekordi, ja sa shënoi termometri...

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 06:46
Ilustrim

Lisbona theu rekordin e temperaturave të nxehta, ndërsa vala e pandërprerë e nxehtësisë vijon të jetë në Portugali dhe Spanjën fqinje.

Shërbimet meteorologjike të Portugalinë thanë se në kryeqytet termometri shënoi 44 gradë celcius të shtunën duke kaluar rekordin që ishte vendosur në 43 gradë celcius në 1981.

Dita më e nxehtë në Portugali është shënuar të shtunën në qendër të Portugalisë, Alvega, ku temperaturat arritën në 46.8 gradë celcius.

Temperatura më e lartë në këtë shtet ka qenë  47.4 C shënuar në 2003.

I nxehti që ka goditur Gadishullin Iberik vjen si rezultat masave ajrore të nxehta të ardhura nga Afrika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat