Oficerët e Malit të Zi që po e pengojnë Serbinë

Evropë

Oficerët e Malit të Zi që po e pengojnë Serbinë

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 15:23
Ushtria e Malit të Zi

Ushtria e Malit të Zi dhe anëtarësimi i tij në NATO po e pengon shumë Beogradin.

Zemërimin më të madh ndaj eprorëve ushtarakë malazezë, zyrtarët serbë, por edhe krerët e Kishës Ortodokse serbe, e kanë shfaqur në fillim të muajit të shkuar kur nga Podgorica u kumtua se dy oficerë malazezë do të vinin në Kosovë për të shërbyer në misionin e KFOR-it.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin atëherë pati thënë se dërgimi i dy ushtarëve malazezë në misionin paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë ka të bëjë me mbrojtjen e pavarësisë së Kosovës dhe jo me mbrojtjen e serbëve.

Ai tha se vendimi i tillë i Podgoricës, pa u konsultuar me Serbinë, “nuk është akt miqësor”.

Sot me oficerët malazezë është nervozuar edhe shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq të cilët dje, sipas gazetës së Beogradi “blic”, merrnin pjesë në kremtimin e 23 vjetorit të operacionit kroat “Oluja” kundër forcave agresive të Serbisë.

Ai ka thënë se nuk ka kuptuar pse nën mbishkrimin “Për atdhe të gatshëm” ka qëndruar oficeri malazez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat