Për gjashtë orë, në Turqi zhvendoset pa u dëmtuar hamami i shekullit XIII - Bota Sot
Për gjashtë orë, në Turqi zhvendoset pa u dëmtuar hamami i shekullit XIII

Evropë

Për gjashtë orë, në Turqi zhvendoset pa u dëmtuar hamami i shekullit XIII

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 16:46
Për gjashtë orë, në Turqi zhvendoset pa u dëmtuar hamami i shekullit XIII

Një hamam i shekullit të XIII u zhvendos në një lokacion të ri për ta shpëtuar nga përmbytjet pas hapjes së një dige të re në Turqinë juglindore.

Hamami me peshë 1.500 tonë i epokës Artukide filloi të zhvendoset me transportues SPMT me 256 rrota në orët e mëngjesit të sotëm në një park kulturor në qytezën Hasankeyf në provincën Batman.

Hamami u transportua rreth tre kilometra larg nga vendi i tij origjinal.

“Gjashtë monumente të tjera do të transportohen gjithashtu. Hasankeyf do të mbrojë identitetin e saj historik”, tha për AA guvernatori i Batmanit Ahmet Deniz.

Rezervuari ujor i krijuar nga projekti i digës Ilisu do të përmbysë një pjesë të Hasankeyf-it, që gjendet 32 kilometra në juglindje të kryeqendrës së provincës Batman.

Qyteza Hasankeyf u shpall një zonë e mbrojtur në vitin 1981. Rreth qytezës ekzistojnë rreth gjashtë mijë shpella që përmbajnë mbetje të ritualeve krishtere dhe muslimane, si dhe një fortesë bizantine.

Transporti i hamamit përfundoi pas më shumë se gjashtë orëve nga nisja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...