Erdogan do të vizitojë Gjermaninë në muajin shtator

Evropë

Erdogan do të vizitojë Gjermaninë në muajin shtator

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 19:50
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Foto nga arkivi.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të takohet me homologun gjerman, Frank-Walter Steimeier dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, gjatë vizitës zyrtare në Gjermani më 28 dhe 29 shtator, ka njoftuar sot Presidenca gjermane.

Erdogan do të pritet nga Steinmeier me nderime ushtarake, përpara se të marrë pjesë në nj banket, që do të organizohet natën e 28 shtatorit, ka njoftuar Presidenca, duke mos dhënë më shumë detaje.

Agjenda e bisedimeve mes Erdoganit dhe Merkelit ende ka mbetur që të negociohet “në konsultim të ngushtë” me lidershipin turk, njoftuan zyrtarët gjermanë.

Marrëdhënies mes Berlinit dhe Ankarasë janë përkeqësuar që prej se Parlamenti gjerman më 2016, njohu si gjenocid, vrasjet masive të armenëve nga otomanët.

Anëtarët e komunitetit kurd në Gjermani, kanë paralajmëruar protesta gjatë vizitës së Erdoganit në shtetin gjerman, për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me trajtimin e minoritetit kurd në Turqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat