Kushtet e rënda të punës fusin në grevë emigrantët në Itali

Evropë

Kushtet e rënda të punës fusin në grevë emigrantët në Itali

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 17:22
Ilustrim

Punëtorët emigrantë në Itali kanë hyrë në grevë për shkak të kushteve të rënda të punës, pasi 16 punëtorë kanë vdekur në incidente rrugore.

Duke brohoritur “Ne nuk jemi skllevër”, punëtorët e fermave kanë dorëzuar veglat e punës në qytetin Foggia të Italisë, raporton BBC.

Greva po mbahet pasi 16 emigrantë kanë vdekur në dy aksidente të ndryshme në 48 orët e fundit.

Qindra migrantë shkojnë gjatë verës në Itali, ku fitojnë më pak se një euro për të mbledhur 100 kilogramë patate. Shumica prej tyre jetojnë në kushtet tejet të rënda të jetës, pa rrymë apo ujë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat