Gjykata shpall ilegale grevën në kompaninë kroate të fluturimit

Evropë

Gjykata shpall ilegale grevën në kompaninë kroate të fluturimit

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 14:54
Ilustrim

Një gjykatë në Zagreb ka vendosur se një grevë e planifikuar nga pjesëtarë të kompanisë Croatia Airlines është ilegale, duke qetësuar situatën në Qeverinë e këtij vendi por duke zemëruar sindikatën e punëtorëve.

Kompania, së bashku me Qeverinë e Kroacisë kanë thënë se greva do të mund të prekte mijëra pasagjerë dhe rreth 800,000 euro në ditë, çka do të ndikonte rëndë në ekonominë e linjës ajrore.

Sindikata, e cila i ka bërë thirrje Qeverisë të emërojë udhëheqësi të re, të ndihmojë në nënshkrimin e një marrëveshjeje kolektive, të rritë pagat dhe të ulë orët e punës jashtë orarit, ka ndërprerë përkohësisht grevën pas vendimit të gjykatës.

Teksa ka shpallur vendimin, Gjykata e Zagrebit ka thënë se ka ndalur grevën sepse ka vlerësuar se “negociatat për kontratë të re kolektive nuk janë zhvilluar me qëllim të mirë” .

Sindikata, pilotët, shoqërueset e fluturimit dhe pjesëtarë tjerë, kanë thënë se do ta sfidojnë vendimin në Gjykatën Supreme.

Kjo kompani e fluturimeve, e cila është shumë e rëndësishme për turizmin dhe mbulon 20 përqind të ekonomisë së Kroacisë, është përballur pa udhëheqësi stabile në 20 muajt e fundit.

Ndërkohë pjesëtarë të kësaj kompanie kanë thënë se ky trup nuk mund të mund të përballojë një rritje të buxhetit prje 8.27 milionë dollarëve, në mënyrë që të përmbushë të gjitha kërkesat e sindikatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat