Të paktën një person ka vdekur në një shpërthim në një fabrikë të pajisjeve ushtarake në Britani, pas shpërthimit të një zjarri, njoftojnë mediat britanike.
Nga ky shpërthim sipas Policisë është lënduar rëndë një person.
Siç njoftohet zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për njerëzit që jetojnë në atë hapësirë. Zëdhënësi i Policisë ka thënë se personi i lënduar është në gjendje kritike.
Në pyetje është fabrika e cila prodhon pajisje për anije ushtarake dhe fluturake. Shkaqet e shpërthimit deri më tani nuk dihen ndërsa hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.