Gjendet pas 75 vjetësh “Tanka Fluturuese” e Rusisë

Evropë

Gjendet pas 75 vjetësh “Tanka Fluturuese” e Rusisë

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 19:12
Aeroplani rus “Tanka Fluturese”

Aeroplani rus “Tanka Fluturese” është nxjerrë të premten nga fundi i një liqeni, 75 vjet pasi u qëllua gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Mbetjet e aeroplanit luftarak sovjetik, i Luftës së Dytë Botërore me nofkën 'Tanka Fluturese' u nxor nga fundi i një liqeni në Murmansk, në veri të Rusisë.

Ilyushin Il-2 Sturmovik, u rrëzua më 22 gusht 1943, gjatë një sulmi nazist në një baze ajrore pranë kufirit norvegjez.

Piloti, kapiten Aleksandër Ivanoviç Kaliçev, asokohe 34 vjeç, ishte në gjendje të vendoste aeroplanin e dëmtuar në liqen.

Ai arriti të arratiset para se forcat ajrore sulmuan aeroplanin dhe bënë që ai të zhytet në ujë.

Organziata ruse “Krahët e fitorës” e ka nxjerrë aeroplanin, dhe e ka ndërmend ta ekspozojë pas restaurimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat