Të shtëna me armë zjarri në Manchester, dhjetë të lënduar

Evropë

Të shtëna me armë zjarri në Manchester, dhjetë të lënduar

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 09:38
Manchester

Dhjetë vetë janë lënduar nga disa të shtëna me armë zjarri në qytetin e Manchesterit.

Mediat britanike njofttuan se shkëmbimi me armë zjarri ndodhi rreth orës 02 të mëngjesit.

Disa prej të lënduarve janë më rëndë, por që janë jashtë rrezikut për jetë.

Zona për momentin është nën vëzhgim dhe Policia po heton rrethanat e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në një festival që njihet si “Festivali i Karaibeve”, i cili kishte përfunduar pak orë para ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat