141 emigrantët lejohen të futen në Maltë – pas disa ditë pritjesh

Evropë

141 emigrantët lejohen të futen në Maltë – pas disa ditë pritjesh

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 22:22
Maltë

Një anije shpëtuese e emigrantëve ka zbarkuar në shtetin e Maltës, pasi kishte ngecur për ditë të tëra në Mesdhe, pas një mosmarrëveshje diplomatike mbi vendin i cili duhet të pranojë 141 emigrantët nga kjo anije.

Emigrantët, ku  bëjnë pjesë dy gra shtatzëna dhe 67 të mitur të  pa shoqëruar nga askush, u nisën nga ujëvara në Senglea, një qytet me port në Maltë.

Ata do të dërgohen ditëve në vazhdim në Francë, Gjermani, Luksemburg, Spanjë e Portugali, shtete këto që kanë rënë dakord t`i marrin ata.

Megjithatë, emigrantët patën telashe kur shtetet si Malta, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja refuzuan t’i pranonin, duke lënë anijen e bllokuar për disa ditë në det.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat