Hetohet mjeku që thotë se e shëron homoseksualitetin

Evropë

Hetohet mjeku që thotë se e shëron homoseksualitetin

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Një doktor që pretendon se mund të shërojë njerëzit nga homoseksualiteti është vënë nën hetime nga qeveria zvicerane.

Ministri Rajonal i Shëndetësisë, Mauro Poggia i ka kërkuar një komisioni që mbikqyrte profesionistët e shëndetit dhe të drejtat e pacientit në kanton për të hapur një hetim mbi praktikën e Dr.Jean-Yves Henry.

Ministri Poggia u shpreh:

Për të, homoseksualiteti është një sëmundje që mund të shërohet. Ky element mjafton për të justifikuar hapjen e një hetimi.

Vendimi erdhi pasi një numër i madh komentesh filluan të shtoheshin në në mediat sociale rreth një mjeku dhe një artikulli të shkruar nga ai në vitin 2009 rreth homoseksualitetit.

Doktori shprehej se homoseksualiteti nuk ishte nuk është një patologji, por një simptomë e veçantë.

Henry, i cili është një mjek i përgjithshëm i licencuar në Gjenevë, praktikon terapi homeopatike që mund të përdoren për të përmirësuar këtë “simptomë”, me metoda të ndryshme të rekomanduara për djemtë dhe vajzat.

Vetë doktori është shprehur:

Homoseksualizmi është një simptomë si çdo tjetër, si të kesh dhimbje koke ose ethe. Nuk e kuptoj se cili është problemi.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat