Merkel dhe Putin – Kundërshtarë të besueshëm në kohë të pasigurta - Bota Sot
Merkel dhe Putin – Kundërshtarë të besueshëm në kohë të pasigurta

Evropë

Merkel dhe Putin – Kundërshtarë të besueshëm në kohë të pasigurta

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 14:01
Vladimir Putin dhe Angela Merkel

Angela Merkel dhe Vladimir Putin takohen për të dytën herë brenda tre muajve. Atmosfera është e ftohtë, por falë Donald Trumpit ata ndërgjegjësohen për të përbashkëtat e tyre, mendon Michaela Küfner.

Formati flet qartë: deklarata para shtypit, por vetëm para takimit. Pytje nuk lejohen. Në dhjetë minutat publike të dyja palët me vetëdije flasin duke iu shmangur thelbit – si një duet i vjetër politik. E kjo s'është aspak habi – pas më shumë se një dekade bashkëekzistence të ngushtë politike.

Kur Merkel bën fjalë për „përgjegjësinë" e madhe politike, që mbajnë Berlini dhe Moska në konfliktet qendrore si Siria apo Ukraina, atëherë ajo ka parasysh në radhë të parë stabilitetin për kthimin e refugjatëve në Siri. Kjo e zbut tensionin në diskutimin e politikës së brendëshme për migracionin. Por në përpjekjen e saj për ta stabilizuar Ukrainën me furnizim gazi, ajo menjëherë merr një refuzim nga Putini.

Sepse presidenti rus vazhdon ta cilësojë projektin e gazsjellësit NordStream 2 Gas Pipeline „thjeshtë si një projekt ekonomik." E pra mirë, edhe Merkelit iu deshën vite për ta pranuar publikisht, që një linjë gazsjellësë, e cila ndërtohet vetëm për t'iu shmangur Ukrainës si vend tranziti, ka një dimension politik. Mund të gjenden fusha „të tjera" për bashkëpunimin ekonomik. Sikur të ishte kështu! BE-ja është gjithsesi kundër dhe SHBA i ka në sirtar sanksionet kundër Nordstream2.

Image
Michaela Küfner

 

Besueshmëria ka ëmimin e vet

Kësisoj ne cekim këtu të tretin e padukshëm të këtyre raporteve. Qëkurse Donald Trump me flakën e tij trazuese po nxeh botën, marrëdhëniet me Moskën papritur nuk janë më aq keq. Por ato ishin vërtetë të këqia. Që pas aneksimit të Krimesë nga Moska ka qenë vazhdimisht Merkeli ajo, që ka organizuar sanksionet e përbashkëta euopiane kundër Rusisë. Por tani me Trumpin të dy papritur konstatojnë, që këto kohë të këqia kanë qenë kohët e vjetra të mira të pozicioneve të besueshme. Në vetvete frontet e konturuara qartë janë kthyer tani në vlerë.

Pavarësisht ndërhyrjes ruse në zgjedhjet në SHBA, pjesëmarrjes së mundshme të Moskës në sulmin me neurotoksinë në Britaninë e Madhe, palët kanë nevojë reciprokisht për njëra-tjetrën. Bashkarsht tani është e rëndësishme të shmanget dalja përfundimtare nga marrëveshja atomike me Iranin.

Detajet zbulohen nga nënteksti 

Në Berlin prej kohësh është përhapur mendimi, se gjendja në Siri mund të stabilizohet vetë me ndihmën e Rusisë. Madje edhe me pjesëmarrjen e sundimtarit Assad. Që kjo nuk do të jetë krejt e lehtë për Gjermaninë, Putin e la të nënkuptohet: teksa ai foli, se sa e rëndësishme është, që të marrësh pjesë në ndihmat humanitare, për të mundësuar kthimin e refugjatëve – e pastaj ai përmendi konkretisht furnizimin me ujë. Ata njihen fort mirë me njeri-tjetrin, aq sa në publik mjafton vetëm që t'i lenë gjërat të nënkuptohen. Por shumë partnerëve të vjetër pas dyerve të mbyllura u ndodh që të grinden fuqishëm./dw

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...