Rreth 840 ura në Francë rrezikojnë shembjen

Evropë

Rreth 840 ura në Francë rrezikojnë shembjen

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 15:18
Ilustrim

Një auditim ndaj qeverisë franceze ka dalë me përfundimin se 840 ura franceze kanë dëmtime shumë serioze dhe kërcënojnë shembjen.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka premtuar një infrastrukturë të re, por presioni është rritur pas kollapsit të një ure në Gjenova të Italisë që la të vdekur 43 persona.

Auditimi i publikuar të dielën nga gazeta ditore Journal du Dimanche, deklaroi se nga 12,000 ura në Francë, cdo e treta ka nevojë për riparim dhe 7 për qind apo 840 ura janë në rrezik të shembjes

Ministrja e Tranportit, Elisabeth Borne deklaroi se mirëmbëjtja e urave është prioritet i yni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat