Tragjeditë s’kanë të ndalur në Itali, prurjet e lumit shkaktojnë 11 të vdekur në kanion, 5 të zhdukur

Evropë

Tragjeditë s’kanë të ndalur në Itali, prurjet e lumit shkaktojnë 11 të vdekur në kanion, 5 të zhdukur

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 09:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Një tjetër ngjarje tragjike shënohet në Itali këtë të hënë, teksa plagët dhe hidhërimi i shembjes së urës Morandi janë ende të hapura.

Ka shkuar në 11 të vdekur bilanci i tragjedisë në kanionin e Raganellos në Kalabri, aty ku ekskursionistë të ndryshëm u morën përpara nga prurjet e lumit. Gjatë natës një prej personave që mbeti i plagosur rëndë, ndërroi jetë në spitalin e Kostancës për shkak të një traume në kraharor. Në spital qëndrojnë 11 persona të tjerë të plagosur. Të zhdukurit janë të paktën 5 persona

Të dhëna të paqarta për numrin e të zhdukurve

Janë 20 personat që janë shpëtuar “Në lidhje me numrin e të zhdukurve jemi shumë të paqartë. Të dhënat që dhamë në fillim kishin të bënin me grupe të organizuara. Tani po përpiqemi të gjejmë të dhëna pranë prefekturës për të saktësuar nëse kishte persona të tjerë, singëll apo në çift”, u shpreh Paola Galeone, prefekti i Cosenzas.

Kreu i mbrojtjes civile të Rajonit të Kalabrisë, Carlo Tansi, deklaroi ndër të tjera se "vështirësia për të pasur një pasqyrë të qartë për njerëzit që mungojnë vjen prej faktit se eskursionistët kanë qënë në grupe të shpërndara". Ekipet e shpëtimit thanë se kërkimiet nuk janë ndalur gjatë gjithë natës. Operacionet tani do të zhvendosen më tej në drejtim të rrymës në grykën e lumit, sepse ekziston frika se disa viktima janë zhvendosur në det.

Flitet për të paktën dy grupe të organizuara

Autoritetet flasin me saktësi për të paktën dy grupe ekskursionistesh të kapur në befasi nga prurjet e lumit. Në dy grupet kishte 36 ekskursionistë kryesisht nga Brescia dhe Bergamo e Milano, të ndarë në dy grupe me 18 persona.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat