Ministri italian kërcënon me kthimin e emigrantëve në Libi - Bota Sot
Ministri italian kërcënon me kthimin e emigrantëve në Libi

Evropë

Ministri italian kërcënon me kthimin e emigrantëve në Libi

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 20:08
Matteo Salvini

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini kërcënoi sërish sot me kthimin në Libi të emigrantëve, pasi rreth 170 emigrantë ndodhen aktualisht në një anije në Katania të Sicilisë, e cila nuk është lejuar të zbarkojë.

”Ose Evropa të nisë të mbrojë seriozisht kufijtë e saj dhe të ndajë barrën e pritjes së emigrantëve, ose ne do të nisim kthimin e tyre në portet nga ku u nisën’’, ishte një postim në Twitter i Salvinit i cili mban gjithashtu postin e zëvendëskryeministrit dhe liderit të Ligës (ekstremi i djathtë).

”Italia e  ka përmbushur tashmë detyrën e saj, dhe kur është tepër, është tepër”, përfundoi Salvini.

Rreth 170 emigrantë ndodhen në anijen e rojeve bregdetare italiane ”Diciotti” e ankoruar në  portin e Katanias mbrëmjen e së hënës ”për një ndalesë teknike”, e cila nuk është lejuar të zbarkojë pasagjerët në tokë, pesë ditë pasi u shpëtuan në det të hapur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...